Bota

Hezbollahu zotohet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit

Në një fjalim televiziv mbrëmë, Hassan Nasrallah tha se Izraeli përfundimisht do të shtyhet të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza.

14 Mars 2024, 15:40 Nga E. D
Hezbollahu zotohet të vazhdojë presionin ndaj Izraelit
Hassan Nasrallah

LIBAN- Udhëheqësi i grupit militant libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollah, është zotuar të vazhdojë presionin mbi forcat izraelite përgjatë kufirit me Libanin. Në një fjalim televiziv mbrëmë, Hassan Nasrallah tha se Izraeli përfundimisht do të shtyhet të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza.

Izraeli dhe Libani kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë që nga fillimi i luftës. Nasrallah tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka arritur asnjë nga qëllimet e tij të luftës në Gaza.

“Tani jemi në muajin e gjashtë dhe Izraeli po negocion me Hamasin. Hamasi nuk po negocion nga një pikë e dobët por po thotë jo dhe po vendos kushte,” tha Nasrallah, duke shtuar.  

Netanyahu është zotuar të vazhdojë luftën derisa Izraeli të arrijë fitoren totale mbi Hamasin dhe të gjithë pengjet e mbetura të rrëmbyer më 7 tetor të kthehen. Hamasi ka thënë se nuk do t'i lirojë të gjithë robërit derisa Izraeli të përfundojë ofensivën e tij, të tërhiqet nga Gaza dhe të lirojë një numër të madh të të burgosurve palestinezë, duke përfshirë militantët kryesorë.

"Rezistenca në Gaza do një ndalim të plotë të agresionit dhe ne të gjithë e mbështesim këtë," tha Nasrallah se çështja nuk kishte të bënte me shkëmbimin e pengjeve me të burgosur.

hassan nasrallah

Sondazh

Poll