14 Mars 2024, 07:10
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Eksportet e bimëve medicinale vijojnë rënien edhe në fillimin e këtij viti, për shkak të një sërë problematikash me të cilat po përballet sektori. Për muajin janar 2024 sipas të dhënave të INSTAT eksportet për grupin “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” ranë rreth 13% krahasuar me janar 2023. Vitin e kaluar eksportet e grupit shënuan rënie 18% krahasuar me 2022.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromatike Filip Gjoka renditi për Monitor disa arsye për rënien e eksporteve duke nisur që nga zhvlerësimi i lartë i monedhave euro dhe dollar, rënia e kërkesës dhe çmimeve në tregjet e huaja dhe mungesa e investimeve për rritjen e shkallës përpunuese dhe cilësisë së bimëve. Gjoka pohoi se çmimet në tregjet e huaja janë ulur rreth 40% krahasuar me vjet.
“Një ndër arsyet kryesore që eksportet vazhdojnë të jenë me rënie mbetet zhvlerësimi i lartë i monedhës euro dhe dollarit. Për 1 vit kursi është zhvlerësuar 15%.
Arsyeja të tjera janë rënia e kërkesës dhe çmimeve në tregjet e huaja. Nëse vjet 1 kg sherbelë kushtonte 4 USD këtë vit kushton 2,4 USD. Ulja e kërkesës dhe çmimeve rreth 40% ka shtuar stokun e bimëve të pashitura. Stoku vijon të mbetet në nivele të larta. Kjo situatë po ndikon të ulja e prodhimit, pasi fermerët kultivues të bimëve medicinale janë të demoralizuar nga rënia e shitjeve”.
Për të vijuar aktivitetin sipas Gjokës disa eksportues po importojnë si lëndë të parë, bimët e dëllinjës së zezë, belin e bardhë dhe artemisën nga shtetet, si: Tunizia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut apo Kosova e cila përpunohet në vend dhe më pas shitet për eksport.
“Në vend s’ka lëndë të parë. Kjo është ndikuar edhe nga heqja e skemës së TVSH-së së rimbursueshme, ku po fillojnë të ndihen efektet negative. Nga jashtë po importohet edhe me çmim më të lirë”, tha Gjoka.
Më 2019 hyri në fuqi ndryshimi për skemën e rimbursimit të TVSH-së, duke u ulur nga 20% në 6%. Ndërsa nga 1 janari 2022, nisi zbatimin heqja e skemës së TVSH-së së rimbursueshme, çka solli reduktim të disa prodhimeve nga fermerët.
Sakaq sivjet është shënuar sasia më e lartë e importeve të muajit janar pas sasisë së eksportuar në 2022 për 19 vitet e fundit. Për muajin janar importet e grupit “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale, ushqim për kafshët” u rritën rreth 43% krahasuar me muajin janar 2023. Për 2023 totali i importeve ra rreth 4% krahasuar me 2022.
Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve të Bimëve Medicinale dhe Aromantike Filip Gjoka nënvizon se është e domosdoshme që eksportuesit të rrisin shkallën e përpunimit, që do të sjellë rritjen e cilësisë dhe të vlerës së produktit në eksport.
Marrë nga Monitor
eksporte bime mjekesore euro
Ekonomi
13 Mars 2024, 14:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Nga 27 Marsi nisin aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë. Vendimi i Ministri...
Ekonomi
13 Mars 2024, 10:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkruar kontrata me vlerën totale të 111.7 miliardë lek&eu...
Ekonomi
13 Mars 2024, 07:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për bizneset private vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e S...
Ekonomi
12 Mars 2024, 14:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Treguesit fiskal të buxhetit fillestar 2024 të detajuara në baza mujore tregojnë se dhjetori, nëntori...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet më e vështirë. Konkurrenca është ...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë në tremujo...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Paga mesatare mujore rritet me ritme dyshifrore në fund të 2023, sipas raportimit më të fundit të INS...
Ekonomi
11 Mars 2024, 14:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banka Qendrore Europiane (ECB) vendosi të enjten të lërë të pandryshuar normat bazë të interesit...
Ekonomi
11 Mars 2024, 14:17
M.B
Foto ilusruese
TIRANA- Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të lehtë vitin 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqi...
Ekonomi
11 Mars 2024, 13:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë një ndryshim n&...