13 Mars 2024, 10:23
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vitin e shkuar institucionet publike në vend nënshkruar kontrata me vlerën totale të 111.7 miliardë lekëve apo mbi 1 miliard euro. Agjencia e Prokurimit Publik në analizën vjetore të vitit 2023 nënvizon se kjo shumë përkon me një numër prej 4007 kontratash të cilat kishin një fond limit prej 125 miliardë lekë. Finalizimi i garës për këto procedura ka bërë që fondi i fituar ndaj atij limit të jetë sa 84.9 për qind. Një shifër kjo dukshëm më e ulët në raport me vitet e tjera kur ka qenë mbi 90 për qind(konkretisht në vitin 2022 kjo shifër ishte 91.6 për qind.
“Sa i takon kursimit, gjatë vitit 2023, konstatohet fakti se vlera totale e kursyer e procedurave të fituara ndaj fondit total limit shprehur në përqindje është 15% dhe krahasuar me vitin e kaluar kjo vlerë është domethënëse më e lartë se në vitin 2022 (ku kjo vlerë ishte 8.4%) gjë që tregon rritje të efektivitetit në përdorimin e fondeve publike”, vlerëson APP në raport.
I njëjti dokument vlerëson se edhe numri i procedurave me negocim pa shpallje paraprake ka pasur një peshë të ulët në totalin e fondit të prokuruar dhe të fituar.
“Krahasuar me numrin total tё procedurave tё përfunduar me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 2.9% tё tyre. Nё çdo rast, sikundër rezulton nga tё dhënat e analizuara, fondi i fituar pёr procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës (2.3 miliardë lekë) është shumë më i ulët, krahasuar me fondin e fituar të procedurave të përfunduara me fitues (procedura mbi kufirin e procedurave me vlerë të vogël +negocim pa shpallje) (114 miliardë lekë) duke zёnё vetëm 2% tё fondit total tё fituar të procedurave tё përfunduara me fitues”, thuhet në raport.
Në total në sistemin e APP gjatë vitit 2023 janë publikuar 5250 procedura me një fond limit prej 134 miliardë lekë. Të paktën 1369 procedura janë anuluar përgjatë vitit të shkuar çka ka bërë që numri i procedurave për të cilën është finalizuar gara të jetë më i ulët. Kjo do të thotë se më pak se 1 në katër procedura prokurimi të hapura në sistem është anuluar. Sipas APP nga analizimi i të dhënave për periudhën Janar – Dhjetor 2023 vërehet se, numrin më të madh të procedurave të shpallura e zënë procedurat për prokurimin e mallrave me 2,785 procedura të shpallura në total ose 53% të procedurave të shpallura, duke vijuar me procedurat për shërbimet 1,528 procedurave të shpallura në total ose 29% dhe të punëve publike 937 procedura të shpallura në total ose 18%./ Monitor
tendera qeveria
Ekonomi
13 Mars 2024, 07:26
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Bankat dhanë 217 miliardë lekë kredi për bizneset private vitin e kaluar. Sipas statistikave nga Banka e S...
Ekonomi
12 Mars 2024, 14:47
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Treguesit fiskal të buxhetit fillestar 2024 të detajuara në baza mujore tregojnë se dhjetori, nëntori...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Të fitosh nga hapja e një biznesi sa vjen e po bëhet më e vështirë. Konkurrenca është ...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:13
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare shënoi një rritje të lehtë në tremujo...
Ekonomi
12 Mars 2024, 07:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Paga mesatare mujore rritet me ritme dyshifrore në fund të 2023, sipas raportimit më të fundit të INS...
Ekonomi
11 Mars 2024, 14:45
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Banka Qendrore Europiane (ECB) vendosi të enjten të lërë të pandryshuar normat bazë të interesit...
Ekonomi
11 Mars 2024, 14:17
M.B
Foto ilusruese
TIRANA- Raporti i kredive me probleme e filloi me një rritje të lehtë vitin 2024. Sipas të dhënave nga Banka e Shqi...
Ekonomi
11 Mars 2024, 13:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi këtë javë një ndryshim n&...
Ekonomi
11 Mars 2024, 10:48
h.k
Foto ilustruese
VLORË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka deklaruar se artikulli i medias INA ka deformuar faktet për se&...
Ekonomi
11 Mars 2024, 07:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ekspozimi i sektorit bankar në kredi për pasuri të paluajtshme arriti në 342 miliardë lekë ose p...