Aktualitet

Shpërthim në Lushnje, policia: Tritol në një banesë, nuk ka të lënduar

Fatmirësisht nuk raportohet për ttë lënduar, por vetëm disa dëme materiale.

11 Mars 2024, 22:41 Nga I.A

Shpërthim në Lushnje, policia: Tritol në një banesë,

LUSHNJE- Një shpërthim është dëgjuar dhe ndjerë mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kadri Qystri, ku në oborrin e banesës së një personi me iniciale A.P është vendosur tritol. Fatmirësisht nuk raportohet për ttë lënduar, por vetëm disa dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak Në lagjen "Kadri Qystri", Lushnjë, në derën e garazhdit të shtetasit A. P., është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

shperthim ne lushnje

Sondazh

Poll