Aktualitet

Shqiptarët e Finlandës letër të hapur Kuvendit: Duam votën e diasporës, po na privoni nga e drejta jonë

Në letër ata theksojnë se mos garatimi i votës për emigrantet privon një pjesë të konsiderueshme të popullsisë shqiptare nga të drejtat e tyre dhe cënon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme.

11 Mars 2024, 19:00 Nga I.A
Shqiptarët e Finlandës letër të hapur Kuvendit: Duam
Foto Ilustruese

FINLANDË- Komuniteti shqiptar në Finlandë i ka dërguar një letër të hapur Kuvendit të Shqipërisë ku i kërkojne zhbllokim e menjëhershëm të procesit ligjor për garantimin e votës së emiragrateve. Në letrën dërguar dhe ambasadës e Bashkimit Europian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuar të Amerikës në Shqipëri dhe Prezencës së OSBE-së, shqiptarët e diasporës ne Finlandë shprehin shqetësimin për mos garantimin e votës së tyre. Në letër ata theksojnë se mos garatimi i votës për emigrantet privon një pjesë të konsiderueshme të popullsisë shqiptare nga të drejtat e tyre dhe cënon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme.

"Ne jemi të shqetësuar për zvarritjen dhe dështimin e deritanishëm të procesit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që mandaton hartimin e legjislacionit që i jep të drejtën e votës emigrantëve dhe diasporës. Gjykata konstatoi "cenimin e të drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor" dhe porositi Kuvendin "për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij vendimi". Kërkojmë nga Kuvendi dhe autoritetet e tjera përkatëse të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zhbllokuar këtë proces dhe siguruar një pjesëmarrje të lirë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht vendbanimit, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në përputhje të plotë me vendimin e lartpërmendur të Gjykatës Kushtetuese," thuhet në letër.

vota e diaspores

Sondazh

Poll