Aktualitet

Drejtuesi hipi mbi kabinën e automjetit në lëvizje dhe pasagjeri kryente manovra në timon, i hiqet leja e drejtimit nga policia

Pas publikimit të videos në median onlinë “JOQ” shërbimet e Policisë Rrugore Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e tij me qëllim ndëshkimin. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me inicialet M.M banues në Pogradec.

11 Mars 2024, 17:27 Nga S.N
Drejtuesi hipi mbi kabinën e automjetit në lëvizje dhe pasagjeri
Pamje nga ngjarja

POGRADEC- Një 20-vjeçar ka kryer manovra të rrezikshme duke penguar qarkullimin në zonë të banuara dhe duke rrezikuar përdoruesit e tjerë të rrugës në Pogradec.

Pas publikimit të videos në rrjetetc sociale të medias “JOQ”, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e tij me qëllim ndëshkimin. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar me inicialet M.M banues në Pogradec.

Në videon e publikuar në rrjete sociale shfaqej 20-vjeçari i cili  kishte hipur mbi kabinën e automjetit dhe manovrat në timon i kryente pasagjeri. Për këto kundravajtje, shkelësi është dënuar me një masa administrative prej 75 000 lekë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit.

Njoftimi i Policisë:

Kreu manovra të rrezikshme dhe pengoi qarkullimin në zonë të banuar, shërbimet e Policisë Rrugore identifikojnë dhe ndëshkojnë me masë administrative 75 000 lekë, drejtuesin e automjetit, si dhe i tërheqin lejen e drejtimit.

Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në zonë të banuar, duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, shërbimet e Policisë Rrugore Korçë organizuan kontrollet me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e tij.

Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, ka hipur mbi kabinën e automjetit, ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka penguar qarkullimin, në zonë të banuar, ndërkohë që manovrat me timonin i ka kryer pasagjeri.

Për kundërvajtjet e kryera, konkretisht për shkelje të neneve 126, 139 dhe 170 të Kodit Rrugor, shtetasi M. M. u ndëshkua me masë administrative 75 000 lekë. Gjithashtu, 20-vjeçarit iu tërhoq leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe garantimin e sigurisë rrugore.

 

 

 

 

pogradec policia

Sondazh

Poll