Aktualitet

Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, transportohen në spital 2 të plagosurit

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

11 Mars 2024, 18:11 Nga I.A
Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, transportohen në
Foto Ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Vlorë-Novosel. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet se cili është, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor.

Njoftimi i Policisë: 

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Novosel, në Panaja, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. B. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe pasagjeri në mjetin “Mitsubishi”, shtetasi L. C, të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne vlore

Sondazh

Poll