Aktualitet

Monitoronte familjen me kamerat e instaluara në banesë/ Gjykata e Tiranës shtron 35-vjeçarin në spitalin psikiatrik, Ekspertiza: Nuk ishte i përgjegjshëm për veprimet

Ky vendim u mor sot nga Gjykata e Tiranës e cila vendosi ndryshimin e masës arrest me burg dhe shtrimin e 35-vjeçarit në spital.

11 Mars 2024, 12:25 Nga N.F
Monitoronte familjen me kamerat e instaluara në banesë/ Gjykata e
Jetnor Zhaboli

TIRANË- Ekonomisti 35-vjeçar, Jetnor Zhaboli do të shtrohet në spitalin psikiatrik të Tiranës. Ky vendim u mor sot nga Gjykata e Tiranës e cila vendosi ndryshimin e masës arrest me burg dhe shtrimin e 35-vjeçarit në spital.

35-vjeçari monitoronte gruan, nënën dhe vajzën në shtëpi për mes kamerave dhë pas zbulimit të ratit u vendos në pranga. Që në fillimit dyshohet se ai kishte probleme të shëndetit mendor por po pritej paraqita së ekspertizës mjekësore. ndërkohë tashmë ekspertiza ka dalë dhe e ka përcaktuar  Zhabolin se nuk ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Zhabolli kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe famijët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes e cila kishte tentuar të vriste veten disa herë. 

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëvë të tij. Çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.

jetnor zhaboli spital psikiatrik burg

Sondazh

Poll