Aktualitet

Vrasja në Fier, Policia: Ka dhe një 20-vjeçar të plagosur

Mësohet se një 18-vjeçar pas një sherri ka qëlluar për vdekje një bashkëmoshatarin e tij në qendër të qytetit.

11 Mars 2024, 12:17 Nga I.A
Vrasja në Fier, Policia: Ka dhe një 20-vjeçar të plagosur
Pamje nga vendngjarja

FIER- Policia ka sjellë detaje nga vrasja ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 18-vjeçar pas një sherri ka qëlluar për vdekje një bashkëmoshatarin e tij në qendër të qytetit. I plagosur në vendngjarje ka mbetur dhe një 20-vjeçar, i cili ndërhyri në sherr për të parandaluar vrasjen e ndodhur.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në bulevardin "Jakov Xoxa", shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

vrasje ne fier

Sondazh

Poll