Aktualitet

Plagosje me thikë në Fier, qëllohet adoleshenti

Mësohet se plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit.

11 Mars 2024, 11:42 Nga I.A
Plagosje me thikë në Fier, qëllohet adoleshenti
Foto Ilustruese

FIER- Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit.

Disa persona të rinj janë konflikuar paraditën e sotme në qytet dhe sherri ka agravuar kur një i ri ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar mbi një 17-vjeçar. Adoleshenti është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që shkaku i sherrit nuk dihet ende.

vrasje ne fier

Sondazh

Poll