Bota

Kryeministri i Spanjës: Do i propozoj Parlamentit njohjen e një shteti palestinez

“Ne do ta bëjmë këtë jo për bindje morale, sepse është një kauzë e drejtë, por edhe sepse është e vetmja mënyrë që dy shtetet, Izraeli dhe Palestina, të mund të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri”, shpjegoi ai.

9 Mars 2024, 18:09 Nga S.N
Kryeministri i Spanjës: Do i propozoj Parlamentit njohjen e një shteti
Pedro Sanchez

SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot se do t'i propozojë Parlamentit spanjoll që të votojë në favor të njohjes së një shteti palestinez deri në fund të mandatit të tij në vitin 2027.

"Gjatë këtij mandati parlamentar, unë do t'i propozoj parlamentit njohjen e shtetit palestinez nga Spanja", tha Sanchez në një aktivitet të organizuar nga Partia Socialiste në Bilbao.

“Ne do ta bëjmë këtë jo për bindje morale, sepse është një kauzë e drejtë, por edhe sepse është e vetmja mënyrë që dy shtetet, Izraeli dhe Palestina, të mund të bashkëjetojnë në paqe dhe siguri”, shpjegoi ai.

Sanchez, i cili u rizgjodh në nëntor të vitit 2023, ka shprehur tashmë dëshirën e tij për të njohur një shtet palestinez, por deri më tani pa deklaruar kornizën e saktë kohore.

spanja palestina izraeli pedro sanchez 

Sondazh

Poll