Aktualitet

Po transportonin thesin me kanabis, arrestohen 2 persona në Krujë

Bëhet fjalë për një sasi lënde narkotike prej 3 kg. 

9 Mars 2024, 08:59 Nga M.B
Po transportonin thesin me kanabis, arrestohen 2 persona në Krujë
Foto nga vendi i ngjarjes

KRUJË- Një 39-vjeçar me inicialet A. Sh., dhe një 30-vjeçar me incialet A. Gj., të dy banues në Selitë të Tiranës, janë arrestuar në flagrancë në zonën e Krujës pasi transportonin një thes me kanabis me aitomjetin e tyre. Bëhet fjalë për një sasi lënde narkotike prej 3 kg. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Krujë/Finalizohet pas një pune të mirëfilltë hetimore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, operacioni policor i koduar "Ndërmjetësi", për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Krujë. Sekuestrohen 3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Ndërmjetësi". Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën "Hida", u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Sh., 39 vjeç, dhe A. Gj., 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg. Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

droge policia

Sondazh

Poll