Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori i dyshuar portugez kërkon lirinë

Pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

9 Mars 2024, 09:09 Nga M.B
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori i dyshuar portugez kërkon lirinë
Ruben Saraiva

LEZHA- Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikualajn u rikthye në Gjykatën e Lezhës 2 muaj pas ekstradimit të tij nga Maroku në Shqipëri. Përmes një kërkesë të avokatit mbrojtjes, 28-vjeçari kërkon lirinë, i bindur se nuk ka lidhje me krimin në fjalë. Pavarësisht prezencës së portugezit në gjykatë, seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së përkthyeses, duke u shtyrë për ditën e hënë.

Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31-dhjetor të vitit 2023. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgim në Tiranë. Lidhur me vrasjen e ndodhur me 19 prill të vitit 2023 në Shëngjin, janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia i dyshuar si porositës i këtij krimi. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në Shqipëri, por ende nuk ka një vendim.

ruben saraiva ardian nikulaj

Sondazh

Poll