Aktualitet

Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një banesë në Berat, ndërhyjnë zjarrfikësit

Bëhet me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët.

9 Mars 2024, 07:48 Nga M.B
Rrjedhja e bombolës së gazit shkakton zjarr në një
Foto nga vendi i ngjarjes

BERAT- Një shtëpi në fshatin Moravë të Njësisë Administrative Otllak, në Berat mësohet se është përfshirë mesnatën e djeshme nga flakët. Bëhet me dije se kanë qenë familjarët ata që kanë njoftuar zjarrfikësen, pasi shtëpia është përfshirë nga flakët. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt banesave përreth.

Shkak dyshohet të jetë bërë rrjedhja e bombolës së gazit. Po ashtu mësohet se në njërën nga dhomat e banesës ka pasur dëme materiale si pasojë e zjarrit. 

berat zjarr

Sondazh

Poll