Sport

VIDEO / Yamal është heroi i Barcelonës në ndeshjen ndaj Mallorcas!

Me këto tre pike katalanasit arrijnë përkohësisht të ngushtojnë diferencën me skuadrat e kreut.

8 Mars 2024, 23:39 Nga DOSJA
VIDEO / Yamal është heroi i Barcelonës në ndeshjen ndaj

SPANJE - Barcelona i falet një supergoli të Lamine Yamal për të thyer 1-0 Mallorcën e Vedat Muriqit (titullar). Katalanasit humbën një penallti në pjesën e parë.

Ishte minuta e 24’ kur Ilkay Gundogan nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Me goditjen që iu prit nga portieri i skuadrës ishullore.

Gjithsesi, për të zgjidhur hallet e Xavit mendoi talenti 16-vjeçar me golin e mrekullueshëm që realizoi 17 minuta përpara fundit. Me këto tre pike katalanasit arrijnë përkohësisht të ngushtojnë diferencën me skuadrat e kreut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll