Art&Argëtim

Ylli i "Saltburn" bën gjestin romantik ndaj të dashurës, mban në dorë byzylykun me emrin e saj

Dyshja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2023 kur Daily Mail shpërndau foto të tyre duke shijuar një shëtitje në Los Angeles.

8 Mars 2024, 20:27 Nga S.B
Ylli i "Saltburn" bën gjestin romantik ndaj të
Barry dhe Sabrina

SHBA- Aktori i "Saltburn” Barry Keoghan moderoi festën e ‘Vanity Fair’ dhe Instagram's Vanities, duke vendosur një byzylyk miqësie që shkruante "Sabrina”, një dedikim i veçantë për të dashurën Sabrina Carpenter, me të cilën ai është i lidhur që nga dhjetori. Carpenter aktualisht po shërben si këngëtarja hapëse për shfaqjet Eras Tour të Taylor Swift në Singapor, dhe gjithashtu performoi gjatë ndalesave të Swift në Amerikën Latine dhe Australi.

Keoghan e ka treguar angazhimin e tij ndaj Carpenter edhe në mënyra të tjera ku mori pjesë në tre shfaqje të Eras Tour në Singapor javën e kaluar dhe u pa duke ndarë një përqafim të ëmbël në prapaskenë me këngëtaren e "Feather".

Ylli i "Saltburn" bën gjestin romantik ndaj të
byzylyku i Barry

Dyshja u lidhën për herë të parë në dhjetor 2023 kur Daily Mail shpërndau foto të tyre duke shijuar një shëtitje në Los Angeles. Në muajt në vijim, Keoghan dhe Carpenter u panë duke kaluar më shumë kohë së bashku në LA.

saltburn barry keoghan sabrina carpenter

Sondazh

Poll