Art&Argëtim

Selena Gomez i uron ditëlindjen të dashurit të saj Benny Blanco, poston një seri fotosh të ëmbla

Blanco u përgjigj me një sërë emoji, duke përfshirë puthje e zemra.

8 Mars 2024, 15:28 Nga S.B
Selena Gomez i uron ditëlindjen të dashurit të saj Benny Blanco,
Selena Gomez dhe Benny Blanco

SHBA- Këngëtarja Selena Gomez postoi një seri fotosh të ëmbla për të dashurin Benny Blanco sot në mëngjes për nder të ditëlindjes së 36-të të producentit. Urimi kaq i dashur erdhi dy javë pasi këngëtarja 31-vjeçare festoi publikimin e këngës së saj të re "Love On", dhe foli për efektin që Blanco ka pasur në zemrën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen vogëlush! Qëndrueshmëria jote emocionale, prirja pozitive, talenti i pabesueshëm, humori i pamohueshëm dhe zemra e mirë, e sjellshme absolutisht më vrasin”, ka shkruar ajo në Instagram.

Blanco u përgjigj me një sërë emoji, duke përfshirë puthje e zemra. Postimi i Gomez përfshinte gjithashtu një karusel me foto të çiftit të lumtur duke u përqafuar, duke u puthur, dhe duke u rrotulluar gjatë udhëtimit me filxhan çaji në këndin e lojërave. Dyshja e kanë festuar dashurinë e tyre hapur në rrjetet e tyre sociale pasi u bënë publik për herë të parë në dhjetor, kur Gomez konfirmoi se ajo dhe producenti i mirënjohur ishin në lidhje për gjashtë muaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

selena gomez benny blanco

Sondazh

Poll