Art&Argëtim

Natalie Portman divorcohet nga Benjamin Millepied pas 11 vitesh martesë, dyshohet për tradhëti

Portman dhe Millepied u ndanë vitin e kaluar, por e mbajtën të fshehur lajmin mes spekulimeve për tradhëti.

8 Mars 2024, 17:17 Nga S.B
Natalie Portman divorcohet nga Benjamin Millepied pas 11 vitesh martesë,
Natalie Portman dhe Benjamin Millepied

FRANCË- Aktorja Natalie Portman dhe Benjamin Millepied janë divorcuar zyrtarisht. Aktorja e “May December” paraqiti kërkesën për divorc në korrik 2023 dhe u finalizua në shkurt. Divorci i Portman dhe Millepied u zyrtarizua në Francë, ku ish-çifti banon me fëmijët e tyre.

Portman dhe Millepied u ndanë vitin e kaluar, por e mbajtën të fshehur lajmin mes spekulimeve për tradhëti. Statusi martesor i Portman është vënë në pikëpyetje që nga shkurti i vitit 2023, kur një media franceze publikoi se Millepied kishte pasur një lidhje tjetër.

Portman kohët e fundit pranoi të gjitha spekulimet rreth martesës së saj dhe shpjegoi se ajo "nuk ka dëshirë" të flasë për to. Millepied dhe Portman u takuan në xhirimet e "Black Swan" në vitin 2009. Koreografi ishte punësuar për t'i mësuar aktores baletin për xhirimet e filmit. Ata u martuan në vitin 2012 dhe kanë dy fëmijë: Aleph dhe Amalia.

natalie portman benjamin millepied

Sondazh

Poll