Bota

"Nuk kishim mundësi të mbroheshim askund"/ Sulmi rus gjatë vizitës së tij në Ukrainë, Mitsotakis: Nuk do të frikësohemi nga Kremlini!

Në një diskutim që pati me gazetarët, Mitsotakis iu referua incidentit gjatë vizitës së tij në Ukrainë, i cili solli edhe deklarata ndërkombëtare të dënimit për cinizmin rus.

8 Mars 2024, 17:37 Nga M.B
"Nuk kishim mundësi të mbroheshim askund"/ Sulmi rus
Volodymyr Zelensky dhe Kyriakos Mitsotakis

BUKURESHT- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha dje nga foltorja e konferencës së Partisë Popullore Evropiane në Bukuresht, se Evropa nuk do të frikësohet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën materialisht dhe financiarisht. Në një diskutim që pati me gazetarët, Mitsotakis iu referua incidentit gjatë vizitës së tij në Ukrainë, i cili solli edhe deklarata ndërkombëtare të dënimit për cinizmin rus.

“Dikush e kupton se çfarë do të thotë luftë. Ne ishim atje për shtatë orë. Për ukrainasit është një realitet i përditshëm. Dhe kjo konfirmon korrektësinë e zgjedhjes së BE-së për të mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus”, nënvizoi Mitsotakis.

Në fjalën e tij, në fund ai përmendi se Evropa duhet të mbetet e bashkuar për çështjen e luftës. Mitsotakis u pyet për ndjesinë që përjetuan si ai ashtu edhe anëtarët e misionit grek kur u dëgjuan sirenat dhe më pas shpërthimet në portin e Odesës.

 “Të gjithë ishim të shqetësuar. Nëse mendoni se ishim në një hapësirë ​​të hapur, pa mundësi të mbuloheshim askund, ishte diçka shumë e egër”, tha ai.

zelensky dhe mitsotakis

Sondazh

Poll