Bota

5 të vdekur dhe disa të plagosur nga incidenti gjatë shpërndarjes së ndihmave ajrore në Gaza

Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 11:30 në kampin e refugjatëve Al-Sati dhe u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, si dhe nga dëshmitarët okularë.

8 Mars 2024, 17:25 Nga E. D

5 të vdekur dhe disa të plagosur nga incidenti gjatë

GAZA- Pesë persona humbën jetën në Gaza kur një paketë ndihme humanitare ra nga një aeroplan, por nuk e hapi parashutën. Incidenti tragjik ndodhi rreth orës 11:30 në kampin e refugjatëve Al-Sati dhe u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, si dhe nga dëshmitarët okularë.

Të paktën një parashutë me paketë e ndihmës humanitare nuk u hap siç duhet dhe pakoja ra qindra metra mbi njerëzit në tokë. Paketat e ndihmave humanitare kanë ardhur herë pas here në Rripin e Gazës nga SHBA, Jordania, Egjipti, Franca, Holanda dhe Belgjika. ndërsa një zyrtar amerikan thapër CBS News se paketa nuk erdhi nga një avion amerikan.

gaza

Sondazh

Poll