Art&Argëtim

FOTOT/ Maluma imazhi më i ri i kopertinës së "Playgirl"

Në një foto tjetër, Maluma kthehet në kauboj, duke veshur një kombinim jelek xhins dhe pantallona të zbërthyera, dhe një kapelë në ngjyrë kremi.

7 Mars 2024, 18:57 Nga S.B
FOTOT/ Maluma imazhi më i ri i kopertinës së "Playgirl"
Maluma

SHBA- Këngëtari i njohur Maluma i la pak vend imagjinatës në xhirimin e ri të kopertinës dixhitale të revistës “Playgirl”. Kantautori kolumbian është imazhi më i ri i revistës digjitale Playgirl.com. Në një nga imazhet e shpërndara, Maluma u fotografua duke qëndruar pa këmishë në një kuzhinë me mure të bardha, duke ngulur sytë joshës në kamera teksa hidhte qumështin në një tas me drithëra.

Në një foto tjetër, Maluma kthehet në kauboj, duke veshur një kombinim jelek xhins dhe pantallona të zbërthyera, dhe një kapelë në ngjyrë kremi. Në kopertinën e Playgirl, ylli ndjehet edhe më rehat me një pozë të qetë, duke kryqëzuar duart pas kokës dhe duke zbërthyer plotësisht pjesën e sipërme të kostumit.

FOTOT/ Maluma imazhi më i ri i kopertinës së "Playgirl"
Maluma

Mickey Boardman, drejtori kreativ i Playgirl, tha në një deklaratë në lidhje me punën me Malumën: Ndërsa ne fillojmë një epokë të re në historinë e Playgirl, Maluma është ai ylli i përsosur i kopertinës për të rihapur markën. Ai është jashtëzakonisht i talentuar, i suksesshëm dhe seksi në mënyrën e hapur dhe miqësore që përfaqëson Playgirl.

maluma playgirl

Sondazh

Poll