Art&Argëtim

Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen, lihet në burg mbikëqyrësja e armëve të filmit

26-vjeçarja, e cila nuk mori qëndrim në mbrojtje të saj gjatë gjyqit nuk u emocionua gjatë leximit të vendimit. Më pas ajo u mor në paraburgim. 

7 Mars 2024, 08:47 Nga r.ll
Alec Baldwin qëlloi për vdekje kinematografen, lihet në burg
hannah gutierrez reed

SHBA- Mbikëqyrësja e armëve në filmin "Rust" është shpallur fajtore për vrasje të pavullnetshme pasi u qëllua për vdekje në xhirime kinematografja Halyna Hutchins. Kjo e fundit u qëllua nga aktori Alec Baldwin.

Hannah Gutierrez-Reed në gjyqin e të mërkurës u shpall e pafajshme për manipulimin e provave. 26-vjeçarja, ishte përgjegjës për armët gjatë prodhimit të filmit Western në New Mexico në tetor 2021, kur një armë e përdorur gjatë provave u shkrep me të vërtetë. Kinematografia Halyna Hutchins vdiq pas incidentit, ndërsa regjisori Joel Souza u plagos.

Juristët në Santa Fe, New Mexico, morën vendimin e tyre pasi dëgjuan provat në gjyqin 10-ditor nga dhjetëra dëshmitarë, duke përfshirë dëshmitarë okularë, analistë të provave të FBI-së dhe një furnizues municionesh për "Rust", si dhe z. Souza. 26-vjeçarja, e cila nuk mori qëndrim në mbrojtje të saj gjatë gjyqit nuk u emocionua gjatë leximit të vendimit. Më pas ajo u mor në paraburgim. 

alec baldwin hannah gutierrez

Sondazh

Poll