Art&Argëtim

"Ajo rinohet dita-ditës"/ Shakira sfidon moshën me fotot e reja

Fituesja e Grammy-t shtrihej në rërë buzë detit në fotot e zjarrta, të cilat i ndau në Instagram.

6 Mars 2024, 21:44 Nga S.B
"Ajo rinohet dita-ditës"/ Shakira sfidon moshën me fotot e
Shakira

MIAMI- Këngëtarja e njohur Shakira tregoi figurën e saj të pabesueshme që sfidon moshën në një fotosesion të ri me bikini. Këngëtarja e ‘She Wolf’, 47 vjeçe, me fotot e reja bëri që fansat të pohonin njëzëri se ajo po “plakej mbrapsht” ose me pak fjalë po rinohej dita-ditës.

Fituesja e Grammy-t shtrihej në rërë buzë detit në fotot e zjarrta, të cilat i ndau në Instagram. Këngëtarja kolumbiane kishte lënë flokët të lëshuara të cilat i ishin lagur nga uji i detit dhe një grim tepër të thjeshtë tek tonalitetet e bezhës.

"Ajo rinohet dita-ditës"/ Shakira sfidon moshën me fotot e
Shakira

"Si dukesh më e re se kurrë?" pyeti një ndjekës në komente.

Këngëtarja e ‘The Whenever, Wherever’ njoftoi në shkurt se do të nxjerrë albumin e saj të dymbëdhjetë, ‘Las Mujeres Ya No Lloran’. Albumi i ri përbëhet nga 16 këngë, tetë këngë të reja dhe një remix, duke përfshirë shtatë këngë të lëshuara më parë: Music Sessions Vol. 53 me Bizarrap; TQG me Karol G; Te Felicito me Rauw Alejandro; Copa Vacía me Manuel Turizo, dhe më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

shakira

Sondazh

Poll