Bota

Sulmet në Izrael, 400 raketa që lanë të vdekur 26 njerëz dhe qindra të plagosur

15 Nëntor 2019, 08:19 Nga DOSJA
Sulmet në Izrael, 400 raketa që lanë të vdekur 26

IZRAEL- Situata mes Palestinës dhe Xhihadit Islamik ka qenë teje delikate, ku tashmë kanë arritur në luftë kundër njëri-tjetrit.

Si shkak i këtyre trazirave kanë mbetur të vdekur plot 26 njerëz, ku mes tyre ka pasur edhe fëmijë. Palestinezët nuk kanë reshtur së hedhuri raketa kundër banorëve Izraelitë duke lënë të plagosur me qindra njerëz, të cilët tashmë të frikësuar nga ky terror po detyrohen të fshihen nëpër tunele dhe bunkerë.

Armëpushimi nuk është arritur e për këtë arsye ndodhën këto vrasje masive dhe lëndime në shumë njerëz.

Janë lëshuar rreth 400 raketa drejt Izraelit, 5% të atyre që ka në  dispozicion.

Udhëheqësit e Xhihadit nuk kanë pranuar të bëjnë një armëpushim, duke deklaruar se Izraelit do t’i duhet të  paguajë për  ekzekutimin e liderit të saj ushtarak Baha Abu al-Ata.

Burimi: Aljazeera 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 26 viktima izrael palestine xhihadi islamik 26 viktima izrael palestine xhihadi islamik

Sondazh

Poll