Bota

Venecia nën ‘pushtetin’ e ujit, Italia shpall situatë emergjente (FOTO)

14 Nëntor 2019, 13:38 Nga DOSJA
Venecia nën ‘pushtetin’ e ujit, Italia shpall situatë

ITALIA- Për shkak të katastrofave natyrore qe kanë goditur Italinë, sot Italia shpalli gjendjen e jashtezakonshme, duke synuar të mobilizojë sa më parë fondet për të rregulluar sërish një nga qytetet më të bukura të botës.

Fatkeqësia që goditi Venecian është një goditje në zemrën e Italisë. Është e vështirë të shihet në këtë gjendje ky qytet, trashëgimia e tij artistike sot është në rrezik, – tha Kryeministri italian Giuseppe Conte

Niveli i ujit gjatë këtyre përmbytjeve ka shkuar në lartësinë e 187 centimetrave, shumë pranë rekordit të vitit 1966, kur lartësia e ujit kapi shifrën 190 centimetra.

 

 

Çdo gjë do të qetësohet pas tërheqjes së ujërave, por kjo do të zgjaste dy javë dhe gadishulli rrezikon që të ketë sërish reshje të shumta shiu.

Sipas ‘Corriere della Ser’a, pas 16 orësh shi, është mbuluar nga uji në lartësi 20 cm, kurse në monumente të tjera të qytetit janë dëmtuar dyer monumental dhe kolonata bizantine.

Vetëm në një muaj Italia është goditur nga njëzet ciklone.

Situata më e rëndë paraqitet në Basilicata, Campania dhe Kalabria. Nga kjo katastrofë natyrore kanë humbur jetën edhe dy persona, rrugët jan kthyer në lumnjë dhe shkollat rezultojnë ende të mbyllura.

(M.P, A.M/ Dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni itali permbytet venecia itali permbytet venecia

Sondazh

Poll