Aktualitet

Klodian Tomorri ironizon mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar: Stonon me arkitekturën përreth, se mos kemi histori të madhe ne

Në postim thuhet ironikisht se mbyllja e muzeut është diçka e mirë pasi “prish” imazhin e kullave me dhjetëra kate që e rrethojnë.

6 Mars 2024, 20:55 Nga S.B
Klodian Tomorri ironizon mbylljen e Muzeut Historik Kombëtar: Stonon me
Klodian Tomorri

TIRANË- Muzeu Historik Kombëtar i Tiranës njoftoi ditën e sotme se do të mbyllej për një afat 4 vjetor. Mësohet se arsyeja e mbylljes do të jetë restaurimi dhe rikonstruksioni i tij. Menjëherë pas këtij lajmi nuk kanë munguar as komentet dhe kritikat. Gazetari Klodian Tomorri bëri një postim në rrjetin e tij social Facebook duke ironizuar ngjarjen. Në postim thuhet ironikisht se mbyllja e muzeut është diçka e mirë pasi “prish” imazhin e kullave me dhjetëra kate që e rrethojnë. Sipas Tomorrit në vendin ku ndodhet muzeu është e “denjë” të ndërtohet një kullë 40 katëshe dhe muzeut ti lihet një hapësirë e vogël sepse vendi ynë nuk ka histori të madhe dhe nuk i nevojitet një muze po aq i madh.

Postimi i plotë:

muzeu historik kombetar klodian tomorri

Sondazh

Poll