Bota

Elon Musk mori një qëndrim për zgjedhjet në SHBA: Nuk po i dhuroj para asnjërit prej kandidatëve

Trump u takua disa ditë më parë në Florida me Musk, njeriun e dytë më të pasur në botë.

6 Mars 2024, 19:08 Nga E. D
Elon Musk mori një qëndrim për zgjedhjet në SHBA: Nuk po i
Elon Musk

SHBA- Miliarderi Elon Musk, tha sot se ai nuk do të mbështesë financiarisht fushatën zgjedhore as të republikanit Donald Trump dhe as të demokratit Joe Biden, të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump u takua disa ditë më parë në Florida me Musk, njeriun e dytë më të pasur në botë.

"Për të qenë absolutisht i qartë, unë nuk po i dhuroj para asnjërit prej kandidatëve për presidencën e Shteteve të Bashkuara," tha Elon Musk në një postim. 

Më herët gjatë ditës së sotme, Nikki Haley njoftoi se do të tërhiqet nga gara për nominim republikan. Prandaj, demokrati 81-vjeçar Joe Biden dhe 77-vjeçari republikan Donald Trump do të përballen në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në vitin 2022, përpara zgjedhjeve afatmesme në SHBA, Elon Musk u kishte kërkuar votuesve amerikanë që t'u jepnin republikanëve kontrollin e Kongresit. Në fund të fundit, Partia Republikane siguroi një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa demokratët e Presidentit Biden ruajtën kontrollin e Senatit.

elon musk

Sondazh

Poll