Bota

Protestuesit në Meksikë thyen derën dhe hynë në pallatin presidencial

Ndërsa Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador dha konferencën e tij të përditshme për shtyp brenda ndërtesës. 

6 Mars 2024, 18:38 Nga E. D
Protestuesit në Meksikë thyen derën dhe hynë në
protestuesit në pallatin presidencial


MEKSIKË- Dhjetëra persona që protestuan kundër rrëmbimit dhe zhdukjes së 43 studentëve në Meksikë në vitin 2014, depërtuan në një nga hyrjet e pallatit presidencial të vendit. Protestuesit detyruan të hapnin derën duke përdorur një kamionçinë të bardhë të vjedhur nga kompania shtetërore e energjisë elektrike e Meksikës. Ndërsa Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador dha konferencën e tij të përditshme për shtyp brenda ndërtesës. 

Pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv meksikan tregojnë disa protestues, me fytyrë të mbuluar, duke hyrë në pallatin presidencial. Forcat e policisë në vendngjarje përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe vendosën barriera brenda pallatit presidencial për të ndaluar protestuesit të hynin më tej në ndërtesë. 

Presidenti tha se nuk kishte ndërmend të shuante protestën dhe se qeveria do të vazhdojë të hetojë rastin e studentëve të zhdukur. Por ai denoncoi një provokim pasi fushata zgjedhore filloi në Meksikë të premten e kaluar përpara zgjedhjeve presidenciale të 2 qershorit.

“Kjo është një lëvizje kundër nesh. Ata duan që ne të përgjigjemi me dhunë. Nuk do ta bëjmë, pasi nuk jemi të fuqishëm. Do ta rregullojmë derën dhe nuk ka asnjë problem," tha Presidenti.

Kandidatja e partisë në pushtet Claudia Sheinbaum është favoritja e madhe në zgjedhjet presidenciale, e rritur nga popullariteti i presidentit në largim, i cili nuk mund të kandidojë përsëri pas një mandati të vetëm gjashtëvjeçar sipas Kushtetutës. Protestuesit kanë tentuar të thyejnë dyert e pallatit presidencial që nga viti 2018 dhe është hera e parë në vite që ia kanë dalë.

Studentët e Ayotchinapa u zhdukën natën e 27 shtatorit 2014 pasi arritën në Iguala, në shtetin Guerrero në jug, ku po përgatiteshin të hipnin në autobus për të shkuar në kryeqytetin meksikan dhe për të marrë pjesë në një demonstratë.

andres manuel lopez obrador

Sondazh

Poll