Bota

Hamasi i bën thirrje SHBA-së të ndalojë furnizimin me armë të Izraelit

Hamdan përsëriti gjithashtu pretendimet e Hamasit se asnjë shkëmbim pengjesh nuk mund të ndodhë pa një ndërprerje të plotë të armiqësive.

5 Mars 2024, 21:24 Nga E. D
Hamasi i bën thirrje SHBA-së të ndalojë furnizimin me
foto ilustruese

GAZA- Hamasi i ka kërkuar SHBA-së që të ndalojë dërgimin e armëve në Izrael disa orë pasi dërgoi ndihma në Gaza në një operacion të përbashkët. 

"Ne i themi Uashingtonit, ajo që është më e rëndësishme se dërgimi i ndihmës në Gaza, është ndalimi i furnizimit të tij me armë për Izraelin," tha përfaqësuesi i Hamasit, Osama Hamdan gjatë një konference për media në Bejrut, Liban. 

Hamdan përsëriti gjithashtu vendimet e Hamasit se asnjë shkëmbim pengjesh nuk mund të ndodhë pa një ndërprerje të plotë të armiqësive

"Në dy ditët e fundit, lëvizja Hamas prezantoi qëndrimin e saj në lidhje me propozimin e paraqitur nga ndërmjetësit vëllezër të Katarit dhe Egjiptit. Ne riafirmuam kushtet tona për një armëpushim një tërheqje të plotë nga Rripi dhe kthimin e të zhvendosurve nga zonat ata u larguan, veçanërisht në veri”, tha ai. 

Kjo vjen në mes të një përplasjeje se kush është në kontroll të negociatave të armëpushimit me të dyja palët që pretendojnë se topi është në fushën e tjetrit.

osama hamdan lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll