5 Mars 2024, 21:12
Nga E. D
xhamia
IZRAEL- Izraeli do të lejojë të njëjtin numër besimtarësh myslimanë të hyjnë në xhaminë Al-Aksa të Jerusalemit gjatë javës së parë të Ramazanit si në vitet e mëparshme. Vendimi u mor nga oficerët e lartë të sigurisë gjatë një takimi përpara përgatitjeve për muajin e shenjtë mysliman. Numri i saktë i besimtarëve që do të lejohen të hyjnë në xhami për t'u falur nuk është specifikuar.
“Çdo javë do të rishikohen kushtet e sigurisë dhe do të merren vendimet përkatëse”, thuhet në njoftim.
Gjatë Ramazanit, dhjetëra mijëra besimtarë shkojnë në xhaminë Al-Aksa për t'u falur. Megjithëse Jordania është kujdestari i Sheshit të Xhamive, Izraeli vendos kufizime në hyrje, kryesisht në numrin dhe moshën e besimtarëve që lejohen të kalojnë. Situata është e tensionuar këtë vit pasi lufta vazhdon në Rripin e Gazës, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Ministri izraelit Itamar Ben Gvir, kreu i një partie të së djathtës ekstreme që dëshiron që Sheshi të vihet nën kontrollin hebre, muajin e kaluar kishte bërë thirrje që palestinezëve të Bregut Perëndimor të ndalohej hyrja gjatë Ramazanit. Javën e kaluar, Uashingtoni i kërkoi Izraelit të lehtësojë aksesin për besimtarët paqësorë gjatë Ramazanit, siç ka bërë në të kaluarën.
xhamia al aksa lufta izrael-palestine
Bota
5 Mars 2024, 20:54
r.ll
panajot barka
GREQI- Gazetari Panajot Barka, i cili ishte korrespondent i APE në Shqipëri që prej vitit 1995, ka paditur drejtuesit e Agjenc...
Bota
5 Mars 2024, 20:53
E. D
foto ilustruese
SHBA- SHBA nuk po heq dorë nga ideja e kryerjes së një testi të plotë bërthamor pasi vendi e mban vendi...
Bota
5 Mars 2024, 20:27
E. D
akrepi
SHBA- Helmi i akrepit është një nga substancat më të vlefshme në botë, me çmime që...
Bota
5 Mars 2024, 20:28
r.ll
foto ilustruese
KAJRO – Negociatat treditore me Hamasin rreth armëpushimit në Gazë dhe lirimit të pengjeve izraelite përfund...
Bota
5 Mars 2024, 20:22
N.F
Pramilla Patten
KOMBET E BASHKUARA- E dërguara e Kombeve të Bashkuara për dhunë seksuale në konflikt në një raport t&eum...
Bota
5 Mars 2024, 20:00
E. D
Saadi Baraka
GAZA- Varrmihësi në Gaza, Saadi Baraka zgjohet në agim dhe punon deri në muzg, duke gërmuar në gjunjë...
Bota
5 Mars 2024, 20:09
N.F
Zuckerberg dhe Musk
SHBA- Pas rënies së Meta-s ku për një orë ishte e pamundur aksesimi në Facebook, Instagram dhe Threads &e...
Bota
5 Mars 2024, 19:20
E. D
Jelekët antiplumb
SUEDI- Policia në Suedinë jugore ka bërë thirrje për ndalimin e civilëve që të veshin j...
Bota
5 Mars 2024, 19:45
r.ll
antonis samaras
GREQI- Një tjetër reagim ka ardhur nga Greqia pas dënimit me dy vite burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Hi...
Bota
5 Mars 2024, 19:31
N.F
dokumenti
KOSOVË- Katër qytetarë nga Kosova, së paku tre prej tyre zyrtarë policorë, janë në kërkim nga Rusia...