Art&Argëtim

FOTO/ Altin Goxhaj nga spitali: Jam i dërrmuar, më kanë helmuar në mënyrë të sofistikuar, s’di nëse do gdhihem nes

15 Nëntor 2019, 10:14 Nga DOSJA
FOTO/ Altin Goxhaj nga spitali: Jam i dërrmuar, më kanë helmuar

TIRANË- Avokati Altin Goxhaj, aktivist i shoqërisë civile informon se është në gjendje të keqe shëndetësore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati Goxhaj, thotë se është i dërrmuar dhe se është helmuar në mënyrë të sofistikuar. 

Ndërkohë, ai ka ndarë me ndjekësit dhe miqtë e tij, një foto nga takimi në spital me piktorin e Facebook, Avni Delvina.

“Më vjen keq së s’ju përgjigjem por jam i dërrmuar sps MË KANË HELMU NË MËNYRË TË SOFISTIKUAR dhe çdo mbrëmje se di ns do e gdhi të nesërmen sps po përkeqësohem! Një foto me të Madhin Avni Delvina <3 në “Shtëpinë time të re” në Spitalin Infektiv, Kati 2, Ap.12 “-  shkruan Goxhaj.

Ditën e djeshme, vetë Goxhaj njoftoi se ishte shtruar në spital pas një helmimi të rëndë, ndërkohë që miqtë  e tij në Facebook, ia kthyen me humor nëse helmimi kishte ardhur nga George Soros (demaskimi i të cilit është kthyer në kauzën kryesore të Goxhajt). 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale altin goxhaj avni delvina semuret altin goxhaj altin goxhaj avni delvina semuret altin goxhaj

Sondazh

Poll