Art&Argëtim

“Ekzitojnë lojëra të nëndheshme dhe klane”, Rovena Dilo rrëfen prapaskenat e festivalit të RTSH: Vaçe Zela më dha pi

15 Nëntor 2019, 07:01 Nga DOSJA
“Ekzitojnë lojëra të nëndheshme dhe klane”,

Tiranë- Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo ka rrëfyer  sipas saj prapaskenat e festivalit të RTSH-së.

Në “Vizion Plus” ajo është shprehur se kryetarja e jurisë  Vaçe Zela  për këngën e saj “Ante” e vlerësoi me pikët maksimale, por theksoi se loja e nëndheshme u bë brenda festivalit. Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzitojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.

 “Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare.  Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga  Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Siç të gjithë e dimë, Vejsiu do të jetë moderatorja e Grabocka regjizorja. Ndër emrat që mendohet  të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzojnë regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata. 

Madje Diana Ziu i është drejtuar me një letër edhe kryeministrit Edi Rama ku i thekson se Vera Grabocka në këtë festival po bën abuzime. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz festivali i rtsh-së rovena dilo vace zela festivali i rtsh-së rovena dilo vace zela

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Nëntor 2019, 15:40

Vjeshta ‘troket’ në Dardhë….(FOTO)

KORÇË– Vjeshta ka trokitur edhe në Dardhë të Korçës.Udhëtimi mes këtyre ngjyrave e bën akoma më të larmishme këtë zonë, e cila frekuentohet n...