Bota

Policia sekuestron 1.3 ton kokainë në Portugali, ishte fshehur në peshk të ngrirë

Gjithashtu policia ka arrestuar shtatë persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar edhe tetë armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.

4 Mars 2024, 16:12 Nga E. D
Policia sekuestron 1.3 ton kokainë në Portugali, ishte fshehur në
droga e fshehur

PORTUGALI- Policia portugeze sekuestroi më shumë se 1.3 ton kokainë të fshehur brenda peshkut të ngrirë. Gjithashtu policia ka arrestuar shtatë persona të nacionaliteteve të ndryshme, ndërsa ka sekuestruar edhe tetë armë zjarri, makina luksoze, si dhe dokumente dhe sende të ndryshme.

Ngarkesa nga Ekuadori u shkarkua në portin e Lisbonës, raportoi policia, duke shtuar se oficerët po kryenin një sërë hetimesh si pjesë e Operacionit Calamari. Droga e cila u gjet në një magazinë në pjesën perëndimore të Portugalisë, ishte fshehur brenda peshqve të ngrirë, të cilët ishin të mbështjellë me një qese plastike dhe të vendosura në kuti kartoni.

“Mënyra se si droga ishte fshehur në peshqit e ngrirë e bënte shumë të vështirë zbulimin e tyre,” shpjegoi policia portugeze.

Të arrestuarit e moshës 26 deri në 59 vjeç dyshohet se i përkisnin një grupi të krimit të organizuar që importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine dhe e shpërndante në vende të ndryshme të Europës. Policia nuk ka specifikuar kombësinë e të arrestuarve. Ata do të paraqiten para gjykatës ndërkohë që hetimi do të vazhdojë. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin raportoi vitin e kaluar në Raportin e saj vjetor Botëror të Drogës se kërkesa dhe oferta për kokainë është rritur ndërkombëtarisht.

portugali

Sondazh

Poll