Art&Argëtim

Marrin fund diss-et, reperët vënë paqe mes tyre. Noizy së shpejti bashkëpunim me Mozzikun e Getinjon? Ja çfarë po ndodh

14 Nëntor 2019, 15:09 Nga DOSJA
Marrin fund diss-et, reperët vënë paqe mes tyre. Noizy së

TIRANË– Marrëdhënia mes reperëve në Shqipëri nuk është më e qeta. Një prej më të komentuarave është ajo mes Mozzik, Getinjos dhe Noizyt. 

“Sherri” mes tyre filloi në vitin 2016 kur Mozzik, ku reperi thoshte se nuk kishte dëgjuar një prej këngëve më të dëgjuara të Noizyt, “Grande-n”. Reperi nga Shqipëria e mori shumë prësonale duke publikuar  një screenshot të disa mesazheve që Mozzik i dërgonte për ta dëgjuar punën e tij.

Edhe për këngën më të fundit të Mozzik “Dhelpër dinake”, Noizy postoi disa mesazhe, ku shkruante se njërëz të tjerë dëshironin që t’i fusnin në sherr.

Por në cilin stad ndodhet marrëdhënia mes reperave?

Menaxheri Tomas Kuçi është pyetur nga ndjekësit e tij nëse ekziston mundësia e një bashkëpunimi mes Noizy-t dhe vëllait të Mozzik, Getinjo.

Për çudinë e të gjithëve, përgjigja ka qenë pozitive, duke shtuar se përveçse me Getinjon, Noizy mund të bashkëpunonte edhe me Mozzik. 

“Pse jo?! Ka mundësi sidomos 3 në 1 @noizy @mozzik @getinjo”- është shprehur Tomas Kuçi.

Mesa duket marrëdhënia mes reperave është rregulluar dhe po shohin shpresëplotë mundësinë për një bashkëpunim. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz getinjo mozzik noizy getinjo mozzik noizy

Sondazh

Poll