Bota

U rrëzua në rrugë dhe humbi jetën, 32-vjeçarja i vjedh paratë viktimës në Maqedoni, vihet në pranga

Mësohet se arsyeja e arrestimit të saj ka ardhur pasi policia ka zbuluar se 32-vjeçarja ka gjetur një 54-vjeçar të shtrirë në tokë dhe i ka marrë të gjitha paratë qe ka patur me vete. 

2 Mars 2024, 15:34 Nga N.F

U rrëzua në rrugë dhe humbi jetën, 32-vjeçarja i

MAQEDONI- Një 32-vjeçare është vënë në pranga nga autoritet maqadonase. Mësohet se arsyeja e arrestimit të saj ka ardhur pasi policia ka zbuluar se 32-vjeçarja ka gjetur një 54-vjeçar të shtrirë në tokë dhe i ka marrë të gjitha paratë qe ka patur me vete. 

Më tej në njoftim bëhet me dije se 54-vjeçari kishte rënë në tokë në rrugën “Ilindenska” para dyqaneve pranë Urës së Re në Veles. Fatkeqësisht 54-vjeçari ka humbur jetën ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes. E dyshuara është ndaluar në stacionin policor, është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër saj do të bëhet kallëzim përkatës.

maqedoni vdekje arrestim

Sondazh

Poll