Bota

Nga Lista Serbe e deri te Meloni, Kurti për median italiane: Kemi ende probleme në kufirin me Serbinë

Kurti gjatë intervistës më median italiane ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë.

2 Mars 2024, 15:56 Nga N.F
Nga Lista Serbe e deri te Meloni, Kurti për median italiane: Kemi ende
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas vizitës në tij në Mbretërinë e Bashkuara ka udhëtuar drejt Romës për Kongresin e Partive Socialiste Evropiane. Në kuadër të vizitës së tij në Romë Kurti ka mbajtur një intervistë për Agjencinë Italiane të Lajmeve (AGI).

Kurti gjatë intervistës më median italiane ka thënë se Kosova ka ende probleme në kufirin me Serbinë, duke përmendur kështu edhe funksionimin e kriminalitetit në Veri të vendit dhe kontrabandën e madhe që ekziston në atë pjesë. Kryeministri i Kosovës më tej shtoi se Lista Serbe ka lidhje të forta me Serbinë dhe Rusinë. Kurti tha se Lista Serbe flet për nacionalizëm dhe patriotizëm, por në realitet kanë ide fashiste dhe lidhje me Vuçiçin dhe Putinin.

Gjatë intervistës Kurti ka folur edhe për raportet me Italinë ku u shpreh se në fillim e kishte konsideruar homologen e tij, Giorgia Melonin të lidhur me të kaluarnë e saj djathiste dhe me fashizmin. Ai më tej shtoi se pasi Meloni është bërë kryeministre ka parë që ka krijuar raporte të shkëlqyera me Joe BIden dhe SHBA-në dhe që ka përkrahur Ukrainën. Kurti gjithashtu ka folur edhe në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në BE ku ka thënë se po bëjnë çmos për tu bërë kandidat dhe për tu anëtarësuar.

“Nuk jemi ende zyrtarisht kandidatë për anëtarësim por po bëjmë çmos që sa më shpejt t’i afrohemi Bashkimit Evropian”, tha Kurti.

albin kurti kosova be meloni serbia lista serbe

Sondazh

Poll