Ushtria gjermane nis hetimet: A janë përgjuar bisedimet për luftën në Ukrainë?
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një vizite te një bazë ushtarake gjermane. Fotografi nga arkivi. GJERMANIA- Ministria e Mbrojtjes ...
Ai i ka bërë thirrje qeverisë për të zbatuar menjëherë rekomandimet e bëra prej Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi.
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë më 2 mars se i ka kërkuar listës zgjedhore të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS) që të shkojë në zgjedhje të reja në Beograd.
“E di që e keni shumicën, mirëpo më mirë është të humbësh sesa të përsëritet situata e vitit 2008, kur Partia Demokratike dhe Socialistët kanë kryer vjedhje zgjedhore”, ka thënë Vuçiç në një konferencë për media në Presidencën e Serbisë.
Ai i ka bërë thirrje qeverisë për të zbatuar menjëherë rekomandimet e bëra prej Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në raportin e publikuar për zgjedhjet e mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar në Serbi. Më 28 shkurt, ODIHR e ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet e 17 dhjetorit. Në të është thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi “janë dominuar prej pjesëmarrjes vendimtare të presidentit, i cili, bashkë me përparësinë sistematike të partisë në pushtet, kanë krijuar kushte jo të drejta për pjesëmarrësit”.
Mes tjerash, është përmendur se “në përgjithësi, liritë themelore janë respektuar në fushatë, mirëpo ato janë minuar prej retorikës së ashpër, paragjykimeve në media, presionit te punëtorët e sektorit publik dhe abuzimeve me burime publike”.
Përveç raportit të ODIHR-it, edhe vëzhguesit e brendshëm në Serbi, dhe ata të huaj kanë përmendur parregullsi në procesin zgjedhor. Ditë më parë, edhe Parlamenti Evropian e ka miratuar një rezolutë që bën thirrje për hetim ndërkombëtar për dyshimet për parregullsi në zgjedhje, si dhe për pezullim të fondeve evropiane, nëse vërtetohet që autoritetet kanë qenë drejtpërdrejt të përfshira në mashtrime zgjedhore. Në rezolutë, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje që sidomos të hetohen zgjedhjet për qytetin e Beogradit, si dhe dyshimet për bartje të organizuar të votuesve në nivel lokal. Ditën e 17 dhjetorit, Serbia i ka organizuar zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore. Seanca konstitutive për Asamblenë e qytetit të Beogradit, që është paraparë të mbahet më 1 mars, është shtyrë për herë të dytë për 3 mars, për shkak të mungesës së kuorumit. Pjesëtarët e partisë SNS dhe Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) nuk kanë marrë pjesë në seancë./ REL
Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një vizite te një bazë ushtarake gjermane. Fotografi nga arkivi. GJERMANIA- Ministria e Mbrojtjes ...
Një grua duke shfrytëzuar të drejtën e saj në zgjedhjet e 1 marsit në Iran. IRAN- Dalja në zgjedhjet e 1 marsit në ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të nisin dërgimin e ndihmave në Ga...
Një pamje tregon një ndërtesë banimi shumëkatëshe të dëmtuar pas një sulmi të supozuar me dron në Sh&eu...
RUSI- Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marrë pjesë në ceremonitë për t'i dhënë...
ushtare SIRI- Irani është i etur që të ndërtojë mbi aleancën e kamotshme me Sirinë, por arritjet e Teheranit pë...
Foto Ilustruese Për shkak të gjendjes së ulët në votime në Iran orari i hapjes së qendrave të votim...
Bruksel BRUKSEL- Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për organizatën palestineze të OKB-së, ...
Kosove KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk mund ta shqyrtojë draft-statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shu...
te plagosurit GAZA- Shumë nga njerëzit e trajtuar për lëndime pas një nxitimi në një autokolon ndihme në Gaza t&eum...