Politike

Pas rreth 6 orësh, del nga SPAK Damian Gjiknuri: Dhashë shpjegime por është sekret hetimor

Ai tha për gazetarët shumë shkurt se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar

1 Mars 2024, 15:37 Nga r.ll
Pas rreth 6 orësh, del nga SPAK Damian Gjiknuri: Dhashë shpjegime por
damian gjiknuri

TIRANË- Ka dalë pas rreth gjashtë orësh nga SPAK, ish-ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri. Pas dalje nga ambientet e Prokurorisë, Gjiknuri nuk ka dhënë detaje pse ishte thirrur.  Ai tha për gazetarët shumë shkurt se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar

“Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar. Është mëse normale që të japësh shpjegime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Është sekret hetimor. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Në momentin e paraqitjen në SPAK, në media u raportua se ishte thirrur për t'u marrë në pyetje për aferën e inceneratorëve, ndërsa emri i tij është përmendur në dosjen "McGonigal". 

 

damian gjiknuri spak

Sondazh

Poll