Bota

Të shtëna me armë gjahu në Londër/ 3 të plagosur, autori në kërkim

Një motoçiklist hapi zjarr me një armë gjahu gjatë një ndjekjeje nga autoritetet, sipas Policisë Metropolitane të Londrës. Të shtëna kanë depërtuar dritaren e një lokali të njohur dhe dy gra janë plagosur. Dëshmitarët okularë thonë se i kanë parë të shtrira në gjak. Ndërsa viktima e tretë e konfirmuar është plagosur nga vetë motoçikleta.

1 Mars 2024, 21:51 Nga S.N

 

Të shtëna me armë gjahu në Londër/ 3 të plagosur,
Foto Ilustrim

ANGLI- Një incident me të shtëna është regjistruar në jug të Londrës, në zonën Clapham, si pasojë e të cilave të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur.

Një motoçiklist hapi zjarr me një armë gjahu gjatë një ndjekje nga autoritetet, sipas Policisë Metropolitane të Londrës. Të shtëna kanë depërtuar dritaren e një lokali të njohur dhe dy gra janë plagosur. Dëshmitarët okularë thonë se i kanë parë të shtrira në gjak. Ndërsa viktima e tretë e konfirmuar është plagosur nga vetë motoçikleta.

Viktimat e sulmit janë dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tyre e saktë. Megjithatë, disa media britanike raportojnë se jeta e tyre nuk është në rrezik. Sipas informacioneve të transmetuara nga mediat britanike, para orës 18:00 ka pasur raportime për të shtëna me armë zjarri.

Madje, një dëshmitar okular ka thënë për Independent se në vendngjarje është gjetur edhe një armë. Zona është rrethuar dhe në vendngjarje kanë shkuar makinat e policisë dhe ambulanca, por autori ende nuk është arrestuar. 

te shtena me arme

Sondazh

Poll