Bota

E reja sulmohet me thikë në Athinë nga një i panjohur/Qytetarët mbeten të shokuar, autori e goditi në shpinë

Një dëshmitare thotë se autori i ngjarjes ishte duke qëndruar me thikë në dorë në mes të trotuarit. Një tjetër dëshmitar thotë se autori dukej shumë i apasionuar dhe qëndroi në vëndgjarje duke parë viktimën të shtrirë.

1 Mars 2024, 17:37 Nga S.N
E reja sulmohet me thikë në Athinë nga një i
Foto nga ngjarja


GREQI- Një skenë tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në një zonë qëndrore të Athinës në Greqi. Një burrë ishte duke qëndruar në kryqëzimin e rrugës Ermou dhe Fokinos dhe më pas i është afruar një gruaje duke e goditur me thikë pas shpine. Pasi ai goditi gruan u arretsua nga policia. 

Një dëshmitare thotë se autori i ngjarjes ishte duke qëndruar me thikë në dorë në mes të trotuarit. Një tjetër dëshmitar thotë se autori dukej shumë i apasionuar dhe qëndroi në vëndgjarje duke parë viktimën të shtrirë.

Policia bën me dije se vajza ishte rreth moshës 22- vjeç. Gjithashtu thuhet se gjëndja e vajzës është e rëndë dhe ajo po i nënshtrohet një operacioni. Babai i saj tha se vajza ishte duke shkuar për në punë.

athine plagosje me thike

Sondazh

Poll