Politike

Berisha hedh akuza të forta ndaj Dvoranit: Ka 100 milionë të pajustifikuara, merr përsipër të ngrejë kurthet e shtetit

14 Nëntor 2019, 19:20 Nga DOSJA
Berisha hedh akuza të forta ndaj Dvoranit: Ka 100 milionë të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta sot mbi kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në një intervistë për Abc News, Berisha tha se Dvorani ka 100 milionë lekë pasuri që nuk i justifikon dhe e quajti si njeriun që ngre kurthet e shtetit.

Dvorani ka 100 milionë që nuk i justifikon. Ka marrë dhjetra milionë euro. Është në kundërshtim me Kushtetutën. Ky njëri merr përsipër që të ngrejë kurthet e shtetit. Ka 3 KED të fshira nga Fatmir Xhafaj. Erdhi me një tagër që nuk e meritonte. Pse ça janë ndërkombëtarët, ëngjëj? Unë po them që nuk janë ëngjëj. Ka pasur të korruptuar ndërkombëtarë, që i kanë dënuar qeveritë e tyre. Që ka pasur të korruptuar është 100%”, u shpreh Berisha.   

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani berisha akuzon dvoranin gjykata kushtetuese sali berisha ardian dvorani berisha akuzon dvoranin gjykata kushtetuese sali berisha

Sondazh

Poll