Politike

Elsa Toksa betohet para Metës, zyrtarisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese

14 Nëntor 2019, 18:37 Nga DOSJA
Elsa Toksa betohet para Metës, zyrtarisht anëtare e Gjykatës

TIRANË- Elsa Toksa është anëtarja e dytë që është betuar para presidentit Ilir Meta dhe tashmë mund të nis punën në Gjykatën Kushtetuese. Toska është betuar para Kreut të Shtetit, në një ceremoni që u zhvillua sonte në ambientet e presidencës.

Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, ladimir Kristo. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari janë betuar sot para Presidentit Ilir Meta. Tre anëtaret e reja të Kushtetuese do të vijojnë punën dhe tashmë gjykata është funskionale. Toska, Papajorgji dhe Xhaferllari çojnë në 6 numrin e anëtëve në Kushtetuese.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betohet elsa toska ilir meta betohet elsa toska ilir meta

Sondazh

Poll