Bota

Intervista me Putin, Carlson rrëfen përshtypjet e tij: Dëgjova budallalliqe që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë!

Clarson gjatë fjalës së tij në podcast pranoi se Kremlini po përpiqet të demonizojë ukrainasit duke i quajtur nazistë.

1 Mars 2024, 13:35 Nga N.F
Intervista me Putin, Carlson rrëfen përshtypjet e tij: Dëgjova
Carlson dhe Putin

SHBA- Në një podcast të organizuar nga gazetari amerikan Lex Fridman, ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson përshkroi përshtypjet e tij nga intervista e zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin. Intervistë e cila mori reagime të shumta ndër të cilat pati shumë kritika. Clarson gjatë fjalës së tij në podcast pranoi se Kremlini po përpiqet të demonizojë ukrainasit duke i quajtur nazistë.

Ai më tej shtoi se Putin iu duk si një student i përgatitur dhe se kishte një plan se si do të përgjigjej. Carlson tha se nuk ndihej ndervoz ndërsa më tej shtoi se Putin iu duk nervoz gjë të cilin e justifikoi me idenë se ai e dinte se intervista do te ndiqej mga shumë persona.

"Dëgjova budallalliqe që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë!. Nuk e kuptova se çfarë do të thoshte. Denazifikimi? Thjesht po them se nuk ka lëvizje naziste në 2024. Kjo është një mënyrë për t'i quajtur njerëzit të këqij. Duke i quajtur nazist, mendova se ishte fëminore”, tha Carslon.

Ai më tej pranoi se nuk i pëlqeu kjo pjesë e bisedës me presidentin rus sepse Putin thjesht po përpiqej të njolloste Ukrainën. Carlson vuri në dukje se gjatë bisedës me Putinin, ai mori përshtypjen se presidenti rus besonte vërtet në atë që po thoshte.

Më 6 shkurt, ish-prezantuesi famëkeq i Fox News, Tucker Carlson njoftoi se do të intervistonte presidentin rus Vladimir Putin, arsyeja e vizitës së tij në Moskë, dhe vuri në dukje se ai kishte kërkuar një intervistë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndërkohë presidenti rus  deklaroi gjatë intervistes se ai dëshiron të arrijë një zgjidhje për situatën në Ukrainë përmes negociatave.

Podcasti i plotë:

Përshtypjet e Carlson për interviten me Putin në minutën e 03:58.

 

tucker carlson vladimir putin lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll