Bota

VIDEO/ Varrimi i Alexei Navalny, mijëra persona mblidhen para kishës në Moskë, forca të shtuara policore në rrugë

Edhe pse autoritetet ruse kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të kryhet në mënyrë private dhe pa ndonjë tubim të madh qytetarë rusë ka dalë në rrugë. 

1 Mars 2024, 10:41 Nga N.F
VIDEO/ Varrimi i Alexei Navalny, mijëra persona mblidhen para kishës
Pamje nga ceremonia mortore

RUSI- Ditën e sotme do të mbahet mbahet ceremonia mortore e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny. Edhe pse autoritetet ruse kanë kërkuar që ceremonia e varrimit të kryhet në mënyrë private dhe pa ndonjë tubim të madh qytetarë rusë ka dalë në rrugë. 

Njerëzit kanë filluar të mblidhen para një kishe në Moskë për t’i dhënë lamtumirën e fundit 47-vjeçarit, shkruan skynews. Më shumë se 1,000 njerëz janë mbledhur pranë Kishës së Ikonës së Nënës së Zotit në Moskë. Ndërkohë raportohet se shumë forca policore janë dërguar në vendin ku do të fillojë ceremonia e varrimit të kritikut më të madh të Kremlinit.

Zëdhënësja e Navalny u shpreh se kompanitë mortore po refuzojnë bartjen e trupit të pajetë të politikanit pasi kanë marrë kërcënime.Varrimi është planifikuar të bëhet të sot në Maryino, në periferi të Moskës. Të mërkurën, ekipi njoftoi se shërbimi përkujtimor do të mbahej në orën 14:00 me orën e Moskës në Kishën e Ikonës së Zojës, Shuaj Dhimbjet e Mia. Varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Borisovskoye rreth orës 16:00. Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny-t në YouTube. Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. Ai ishte burgosur për tre vjet me akuza të sajuara.

alexei navalny vladimir putin

Sondazh

Poll