Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shkak dyshohet një defekt në automjet

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Elbasan”.

1 Mars 2024, 11:35 Nga N.F
Përfshihet nga flakët makina në autostradën
Foto ilustruese

TIRANË- Paraditen e sotme është përfshirë nga flakët një makinë nga flakët. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Elbasan”.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 ku dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në mjet. Sipas njoftimit të policisë fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. Z., 39 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

zjarr makine autostrada tiranë elbasan

Sondazh

Poll