Aktualitet

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 24-vjeçari në Peqin

Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie". 24-vjeçari me inicielat G. T. kishte dalë nga banesa e tij.

1 Mars 2024, 10:14 Nga N.F
Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”,
Foto ilustruese

PEQIN- Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Peqin. Mësohet se arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ka thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi". 24-vjeçari me inicielat G. T. kishte dalë nga banesa e tij. Sipas njoftimit të policisë ai ishtë dënuar për Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i plotë:

Peqin/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, kapën në Tiranë dhe arrestuan shtetasin G. T., 24 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

peqin arrestim droge

Sondazh

Poll