Bota

Rrëzimi i avionit me 65 të burgosur ukrainas, Rusia: Do të dorëzojmë trupat e viktimave

Ky lajm u njoftua sot nga agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar zyrtaren për çështjet e të drejtave të njeriut, Tatiana Maskalkova.

1 Mars 2024, 08:10 Nga N.F
Rrëzimi i avionit me 65 të burgosur ukrainas, Rusia: Do të
Foto ilustruese

RUSI- Autoritetet ruse përmes një njoftimi të lëshuar së fundmi kanë bërë me dije se tani janë gati të dorëzojnë eshtrat e dhjetëra të burgosurve të luftës që vdiqën kur avioni gjigant transportues u rrëzua në janar. Ky lajm u njoftua sot nga agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar zyrtaren për çështjet e të drejtave të njeriut, Tatiana Maskalkova.

Moska akuzon Kievin se ka rrëzuar më 24 janar një forcë ajrore ruse Ilyushin Il-76 me 74 persona në bord, duke përfshirë 65 të burgosur lufte ukrainas, të cilët do të shkëmbeheshin me ushtarakë rusë. Nga ky aksident nuk ia doli të mbijetonte asnjë nga pasagjerët e avionit.

Në lidhje me incidenti qeveria ruse nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për këtë akuzë. Kievi as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka rrëzuar transportuesin. Ai kundërshton versionin rus se kush ishte në aeroplan dhe çfarë ndodhi. Maskalkova vuri në dukje se ka kohë që është në kontakt me zyrtarët ukrainas për çështjen e dorëzimit të trupave të të burgosurve.

lufta ukraine-rusi rrezim avioni te burgosur ukrainas

Sondazh

Poll