Bota

VIDEO/ Niveli i ujit deri në çatitë e shtëpive, përmbytjet në Bolivi shkaktojnë vdekjen e 40 personave

Lumi Acre doli nga shtrati duke përbytur qytetin ku niveli i ujit arrin në çatitë e shtëpive dhe banorët tani po lëvizin me varka.

1 Mars 2024, 09:59 Nga N.F
VIDEO/ Niveli i ujit deri në çatitë e shtëpive,
Përmbytjet në Bolivi

BOLIVI- Shirat e shumtë që kanë goditur Bolivinë që nga dhjetori ka sjellë vdekjen e rreth 40 personave. Një pjesë e qytetit të Coviha në veri të Bolivisë u përmbytj nën ujë, por deri më tani nuk është raportuar për viktima. Lumi Acre doli nga shtrati duke përbytur qytetin ku niveli i ujit arrin në çatitë e shtëpive dhe banorët tani po lëvizin me varka.

"Ne nuk kemi regjistruar asnjë vdekje, por kemi rreth treqind shtëpi që janë përmbytur plotësisht,"  kryetarja e qytetit, Ana Lucia Reyes. 

Niveli i ujit në Urën Filias, që lidh Coviha-n me Brasilia në Brazil arriti në 17 metra, duke tejkaluar rekordin e vendosur në 2015 prej 15.5 metrash, sipas njësisë së menaxhimit të rrezikut të Bolivisë.

“Ky është një rekord që nuk e kishim menduar se do të thyhej. Kemi gjashtëmbëdhjetë rrethe që janë tërësisht të përmbytura. Kemi familje që kanë humbur gjithçka”, shtoi ajo.

Sipas studimeve të institutit privat Tierra, Bolivia përjetoi një periudhë thatësire për rreth gjashtë muaj, e ndjekur nga shira të dendur në një periudhë të shkurtër kohore.

bolivi permbytje viktima

Sondazh

Poll