Aktualitet

Marsi nis me shi, parashikimi i motit për sot

Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin.

1 Mars 2024, 07:09 Nga N.F
Marsi nis me shi, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta. Reshjet e shiut nisin prej mesnatës me intensitet të ulët deri mesatar me shtrëngata e stuhi afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike në pothuajse të gjithë vendin. Më pas reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra lokale.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim 1-8m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 6 deri 14°C
në zona e ulëta 7 deri20 °C
në zona bregdetare 9 deri 20°C

 

reshje shiu parashikim moti

Sondazh

Poll