Aktualitet

Dalin pamjet e rënda të ngjarjes në Korçë/ Autori qëllon 5 herë viktimën, më pas veten (VIDEO)

Pine ngeli i plagosur rëndë, dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Ndërkaq Lluka, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

29 Shkurt 2024, 20:57 Nga DOSJA
Dalin pamjet e rënda të ngjarjes në Korçë/ Autori
Foto ilustruese

KORÇË-Janë bërë publike pamjet e ngjarjes me dy viktima të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë. Pine ngeli i plagosur rëndë, dhe fatkeqësisht humbi jetën në spital. Ndërkaq Lluka, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qera.

Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjetonte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësive të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjetesën.

Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimia e një apartamenti në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestares.

Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61-vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike, ndërsa ekspertiza mjeko ligjore ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

emiljano pine ilo lluka

Sondazh

Poll